“Shqiponja”, Basha – Ramës: Të duket vulgaritet se ke simbol hashashin

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përshëndeti nisjen e punimeve për segmentin e “Unazës së Madhe” që përshkon mes përmes zonën e Astirit, duke cilësuar si një hap të rëndësishëm heqjen e simbolit të “Shqiponjës” te sheshi me të njëjtin emër.

Rama madje e cilësoi “Shqiponjën” e vendosur në 2012 me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, si simboli që ngrinte lartë vulgaritetin dhe e shndërroi hyrjen e Tiranës të ngjashme me atë të një kazinoje.

Për “Shqiponjën”, kryeministrit i ka ardhur një kundërpërgjigje nga rivali i tij politik Lulzim Basha.

Sipas kreu të PD, “kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet”.

“Për Ramën çfarë nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro”, shkruan Basha në Twitter, duke theksuar se fshihet një aferë pas kontratave për ndërtimin e këtij aksi.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...