Shqiptari me Mercedes niset drejt Greqisë, por kur i kontrollojnë baterinë e makinës…
Një 46-vjeçar nga Patosi i Fierit është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ka tentuar të transportojë drogë drejt Greqisë.
Selim Lazaj ishte nisur me një makinë të tipit “Mercedes Benz” me targa AA216TF drejt vendit fqinj kur u kontrollua nga policët kufitarë.
Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.
Pas verifikimit rezultoi se brenda baterisë ishin 3 kg e gjysmë kokainë.
Policia njofton se në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.