Shqiptari nga Shkupi që përdhos dhe e shkel flamurin kombëtar (Video)

Shpërndaje

Derisa festohej dje festa e “28 Nëntorit” nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën, veprimi i një të riu shqiptar nga Shkupi, ka shkaktuar revoltë në masë.

Personi me iniciale V.XH. në profilin e tij në Instagram, ka shpërndarë video ku shihet se si digjet dhe shkilet me këmbë flamuri me shqiponjën dykrenare. Flamurin shqiptar ky person e ka quajtur “flamur të kufrit”. “Kufr” në shqip ka kuptimin e mosbesimit në Zot.

“Ndërkohë, një vëlla i ka përlyer këpucët e tij duke shkelur flamurin e kufrit”, ka shkruar ai mbi videon që ka publikuar.

Loading...