“Shvercerat” dhurojnë emocione për 28 nëntorin dhe kanë një mesazh për humanistin e madh shqiptar Halil Kastrati (Foto/Video)

Shpërndaje

Tifozët e FC Shkupi “Shvercerat Shkup” kanë dhuruar emocione të veçanta në ndeshjen kampionale kundër Renovas, e cila u zhvillua dje në stadiumin Çair dhe e cila përfundoi baras 1-1. Por, ajo që e ka shënuar derbin shqiptar kanë qen pikërisht “Shvercerat Shkup”, bën të ditur gazeta KOHA. Ky grup para fillimit të ndeshjes ka dhuruar një surprizë të bukur në stadium, me rastin e Festës së Flamurit duke hapur një transparent të madh me simbolin e shqiponjës, në të cilin shkruhej: “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”.

Në fakt kjo nuk ishte e tëra nga ana e tifozëve të Shkupit. Ata gjithashtu shfaqën një transparent tjetër me mbishkrimin “Na bashkove rreth një ideali, ti o hoxhë HALIL KASTRATI”, mesazh ky i cili iu kushtua humanistit të madh dhe të mirënjohur shqiptar Halil Kastrati.

Ndërkohë vetëm disa orë më pas në profilin e tij zyrtar ka reaguar edhe vetë Halil Kastrati, i cili ka falënderuar tifozët e FC Shkupi – “Shvercerat Shkup”.

“Nje falenderim te veçante per Tifozerin Shvercerat – Shkup. Suksese dhe Zoti ju shperblefte”, ka shkruar Kastrati./KOHA

Loading...