Sidriti i jep kurajo 15-vjeçarit që dergjet në shtrat, Elseid Hysaj ofron ndihmë për të

Shpërndaje

Rasti i Musa Baculit nga Shkodra, i cili ka mbi tre muaj që dergjet në Spitalin e Shkodrës preku mbarë opinionin publik.

Sapo rasti u publikua nga televizioni lokal i Shkodrës, pranë 15-vjeçarit shkoi Hoxha Elvis Naçi, i cili bëri të mundur që Musai të pajiset sa më shpejt me pasaportë në mënyrë që të transportohet në Itali.

E pas, Naçit, pranë Musait dhe nënës së tij Afërdita Baculi ka shkuar edhe Sidrit Bejleri për t’i dhënë mbështetje përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” që transmetohet në News 24.

Sidriti shkon me Afërditën tek Musai, i cili e ka të vështirë të reagojë dhe të njoh mysafirin që e përshëndet.

Nëna e tij i tha:

Musa, bashkë me Elvisin dhe me “Shqiptaret për shqiptarët” do të bëjmë diçka për ty!”
Kanë mjaftuar këto fjalë për Musain, i cili reagoi duke u përlotur. Por nuk foli dot. Djali e kuptoi në çast se shqiptarët janë bërë bashkë për ta ndihmuar. Ai do është vetëm.

I prekur nga ky reagim, Sidriti tha:

Mos qaj, mos u mërzit, do mundohemi të bëjmë ça të jetë e mundur do bëjmë për ty. Xhaxhi Elvisi ka thënë Zoti para në mbrapa tij, do bëjmë maksimumin. Ti nuk je vetëm, shumë shqiptarë janë duke menduar për ty, ti të jesh i fortë.”
Mjeku reanimator Luan Bajri, ka treguar për “BW” se Musai është shtruar në gjendje shumë të rëndë për jetën në fund të datën 19 gusht 2018, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lum. Djali kaloi një situatë të vështirë, nga ndihma që i është bërë në vendin e ngjarjes, i është dhënë ndihma e parë dhe e ka kaluar rrezikun nga mbytja.

E ndërkohë, historia e Musait ka shkuar edhe në veshin e futbollistit shqiptar, Elseid Hysaj, i cili është solidarizuar me 15-vjeçarin jo vetëm në rrjetet sociale por edhe ka kontribuar në shumë monetare për Musain.

Në një lidhje direkte me Skype, futbollisit i Kombëtares kuqezi dhe pjesë e Napolit, tha se ishte prekur shumë nga fotografia e Musa Baculit dhe se nuk mund të rrinte pa reaguar.

Hysaj tha:

Pashë foton që kishte publikuar Sidritin, shkova ta takoja vetë.
Mesazhi për Musain është se të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, besoj se do ja dalim të gjithë. Paratë nuk të japin lumturinë. Dëshiroj që edhe nëna e tij të buzëqeshi përsëri.”
E ndërkohë që Elseidi është ofruar për t ndihmuar bashkëqytetarin e tij, Sidriti tha:

Unë e di që Elseidi pyeti nënën e Musait sa është nevoja për t’iu ndihmuar. Dua të kontribuoj për rehabilitimin e tij hap pas hapi.”

Loading...