Studentët serbë përmes koncertit kërkojnë heqjen e taksës prej 100%
Shpërndaje
Studentët serbë që jetojnë në Mitrovicën Veriore kanë mbajtur një koncert në formë revolte për të kundërshtuar taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.
Në këtë koncert-protestë kanë marrë pjesë edhe katër ish-kryetarët veriorë që sot dhanë dorëheqje nga këto pozita, njofton Klan Kosova.
Aty ishin edhe asambleistët serbë të dorëhequr, ndërsa studentët kërkuan që të lirohen edhe serbët e arrestuar.
Klan Kosova mëson se të njëjtit çdo ditë do të protestojnë nga një orë derisa të hiqet taksa ndaj produkteve serbe.
Loading...