Taksa 100% ndaj produkteve serbe, Aleksandar Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Shpërndaje

Me rastin e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ngritje të taksave në 100% ndaj produkteve serbe të cilat hyjnë në Kosovë, raportohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të ketë takim me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe anëtarët e Quintit, njofton Klan Kosova.

Më vonë mediat serbe raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të mbajtur një seancë në lidhje me vendimiet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ashpërson vendimin, 100% taksë për produktet e Serbisë

Loading...