Taravari flet për humbjen e jetës së 17 vjeçares në Gostivar

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka folur për vdekjen e 17 vjeçares në Gostivar, derisa po ikte nga qentë endacak

“Të nderuar Banorë të Gostivarit,Me pikëllim të thellë e mora lajmin se Xhehja Mexhiti, një vajzë e re nga fshati Zdunjë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme duke u mbytur në ujërat e lumit Vardar.
Ky rast tragjik është i njohur për mua, pasi në të njëjtat rrethana kam humbur një person të familjes time.E di se si ndjehet familja e vajzës që gjet Paqe atje ku është! Kur mora vesh lajmin për mbytjen e Xhehjes u trishtova shumë nga rasti e pak nga rikthimi i traumës time familjare. Vajza thonë është mbytur duke tentuar që tê shpëtojë nga një qen rrugësh. Sado që rasti ende nuk ka një version zyrtar jam i prirur t’i besoj. Gostivarasit nuk shpikin apo trillojnë sulme politike deri në këtë pikë. Ndjej përgjegjësi të plotë si Kryetar i Komunës së këtij qyteti që të sqaroj se në mandatin tonë, ne trashëguam një kope prej 400 qenësh që kemi mundur t’i numërojmë vetëm në Gostivar, e jo më ata të cilët nuk kanë mundur të futen në statistikë. Kemi grumbulluar sa kemi mundur duke tejkaluar edhe mundësitë strehuese, kemi operuar 50 prej tyre dhe kemi vaksinuar 100. Unë vet jam rreshtuar ekipit të veterinerëve për ndihmuar sado pak në punën gjigande që kemi përpara.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes së vajzës si një vëlla që dje humbi motrën e tij për së dyti, do ju lutesha mos të hyjnê me drama politike ata që nuk e vrasin mendjen fare për dhimbjen e familjes apo atyre që kanë qënë të goditur nga fatkeqësi të tilla!
Ju lutem lini ekipin të punojë jashtë presionit për sistemimin e kopeve të qenve duke mos shpikur histori dramatiko-politike…Nuk jam mësuar të mos mbaj përgjegjësi por matematikisht ekipi ynë ka bërë dhe po bën të pamundurën për të stabilizuar gjëndjen në një vend ku gjetëm 1 qen për çdo metër katror! Të dorëhiqemi tregojmë përgjegjësi 0, të vazhdojmë të çojmë përpara betejën me qentë do të thotë që kemi fuqi e dinjitet. Xhehja e shtrenjtë, u prehsh në paqe! Politika e papërgjegjshme solli këtë tragjedi për ty dhe për familjen tënde! Tragjedi që unë po e përjetoj shumë…Beteja na mori një Ëngjëll por ama zgjoi edhe 1000 herë më shumë motivin për të vazhduar aksionin tonë ndaj qenve endecakë!”, ka shkruar Taravari.

Loading...