Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti realitet

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vitin e ardhshëm Forca e Sigurisë së Kosovës do ta shënojë ‘Ditën e Forcës’ si ushtria më e re në botë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se FSK është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ‘Ditën e Forcës’. Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, sot me një sërë aktivitetesh Forca e Sigurisë po shënon ‘Ditën e Forcës’. /Telegrafi/

Loading...