“Titanik 2”, seanca shtyhet për me 3 dhjetor

Shpërndaje

Kryetari i këshillit gjyqësor, Ognen Stavrev, i dha mbrojtjes afat prej tre ditëve që të qartësoj nëse dikush nga të akuzuarit do të paraqitet si dëshmitar.

Në fillim të seancës Stavrev njoftoi të pranishmit se ka pranuar si dëshmitarë Ljupka Guguqevskën, Admir Shabanin deh Lubomir Atanasovskin, dhe se ka pranuar si material dëshmues rregullat e përkohshme të procedurës.

Stavrev gjithashtu informoi se janë refuzuar disa kërkesa e të akuzuarit Bedredin Ibrahimit, i cili i revoltuar tha se pas kësaj nuk do të jetë prezent më në seancë.

Në lëndën “Titanik 2” akuzohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stojkovski dhe Sasho Srcev. /Alsat/

Loading...