Tragjedi në Sllupçan

Shpërndaje

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një tragjedi në fshatin Sllupçan të Likovës. Sipas informatave të para prej policisë, në një aksident ka mbetur i vdekur një person i moshës rreth 40 vjeçare, pasi është përplasur nga një veturë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe Prokurori hetues. Tani për tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Detaje :

Bashkim Demiri, 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në Spitalin e Kumanovës pas lëndimeve të rënda që i ndjeri ka marrë nga goditja e një veture – BMW me targa të Kumanovës, ndërsa drejtohej nga një 23-vjeçar nga fshati Likovë, shkruan Koha.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa vetura, supozohet për shkak të shpejtësisë dhe pamjes jo të mirë, ka goditur 39-vjeçarin që po ecte në këmbë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Edhe pse ishte dërguar menjëherë në Spitalin e Kumanovës, mjekët nuk kishin arritur ta mbanin në jetë, pasi i ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda. Bashkimi punonte në Avokaturën e Shtetit të Shkupit, ndërsa pas vetes la tre fëmijë të mitur.

Loading...