“Transparency International” kërkon që Gruevski të kthehet në Maqedoni

Shpërndaje

“Transparency international” nga Maqedonia dhe Hungaria, i fton autoritetet hungareze që ta ekstradojnë Gruevskin nga Hungaria, ku ai momentalisht ka marrë azil në tentim të ikjes nga dënimi me burg. Kryetarja e “Transparency International” Maqedoni, Sllagjana Taseva, tha se kjo situatë është një test për të dyja qeveritë, duke shtuar se e njejta duhet të zfjidhet në pajtueshmëri me ligjin hungarez.

Sllagjana Taseva, kryetare e “Transparency international” në Maqedoni

“Kjo situatë është një test i madh për qeverinë maqedonase dhe hungareze dhe duhet të zgjidhet në pajtueshmëri me ligjin hungarez”

Drejtori i përgjithshëm i “Transparency International”, Patrisha Moreira, tha se asnjë politikbërësi nuk duhet t’i lejohet që të tërhiqet nga akuza për korrupcion, në veçanti kur gjykatat janë vendosur në dobi të drejtësisë.

Patrisha Moreira, drejtor i përgjithshëm i “Transparency international”

“Të dyja shtetet duhet ta mbështesin sundimin e së drejtës dhe Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë për veprat e tij të korruptuara në kohën kur ka qenë kryeministër… Asnjë politikbërësi nuk duhet t’i lejohet që të tërhiqet nga akuza për korrupcion, veçanërisht kur gjykatat qartë vendosën në dobi të drejtësisë.”

Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Transparency international” Hungari, Josef Peter Martin, tha se asnjë nga qeveritë nuk duhet të sigurojnë ikje nga drejtësia dhe mosndëshkim.

Josef Peter Martin, dejtor ekzekutiv i “Transparency international” Hungari

“Autoritetet hungareze duhet të veprojnë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Kur një politikan do të jetë i dënuar nga një gjykatë e pavarur, asnjë nga Qeveritë nuk duhet t’i sigurojë ikje nga drejtësia dhe mosndëshkim.”

“Transparency international”u kanë bërë thirrje autoriteteve hungareze që ta plotësojnë përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare me ekstradimin e ish kryeministrit, duke ndihmuar kështu që Gruevski të ballafaqohet me drejtësinë për aktivitetet korruptuese të tij. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...