“Tregtari” shqiptar siguron pasaporta greke me 1000 euro nën dorë (Video)

Shpërndaje

Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të sigurosh një pasaportë të një prej vendeve të BE-së në Shqipëri.

Kamera e fshehtë fakton se si me 1 000 euro nën dorë, bëhesh zot i një dokumenti europian biometrik. “Tregtari” i këtij biznesi, Adem Picari, të jep 100% garanci për disa vende të Bashkimit Europian, ku mund të nisësh punë, identitet e jetë të re. Qytetari dorëzon vetëm 2 fotografi dhe shumën e kërkuar dhe për 4 ditë, maksimumi një javë, merr në dorë pasaportën greke me identitetin Janis Gorgulas.

Duke iu referuar një rasti të trajtuar nga Stop, Saimir Kodra me ironi tha se sipas z. Ilir Zela ka radhë të madhe për të marrë pasaportën shqiptare “dhe ne të “Stop”-it po mendonim ku të marrim edhe ne një pasaportë që të ndihemi edhe ne qytetarë europianë. Pasaportë bobash…Për këtë shkuam e takuam Ademin në Durrës.”

Kamera e fshehtë P1:

Ademi- Djali, si je? Si kalove?

Klienti- Mirë! Ça bën?

Ademi- Më fal!

Klienti- S’ka gjë!

Ademi- Tani, urdhëro!

Klienti- Tani mua më ka thënë pak goca, e dashura, që ka fol me gocën. Unë jam i interesuar për një pasaportë.

Ademi- Ca pasaporte?

Klienti- Po greke dua, domethënë ca pasaporte?! Unë dua një, po i bie këtu afër, se ndoshta është pak më lirë. Më kupton? Po them një greke, dua të iki të lëviz nga Shqipëria më shumë!

Ademi-Ku do vesh?

Klienti- Për Londër!

Ademi- Tani dëgjo! Këto punë i njoh mirë unë!

Klienti- Prandaj kam ardhur. Për të folur me një specialist edhe profesionist.

Ademi- Në qoftë se e do për punë, për Gjermani është e mirë. Edhe për të ikur e mirë është, biometrike. Vetëm fotot ne i ndërrojmë fotot, në Athinë e bëj, kjo vonon 4 ditë, maksimalja një javë.

Klienti- Maksimumi një javë, po!

Ademi- Në Athinë e bëj. Ti di me fol anglisht a greqisht?

Klienti- Unë pak anglisht di, edhe anglisht nuk është se di shumë.

Ademi- Se në Europë nuk para flasin shumë greqisht, po dhe anglisht kuptohesh.

Klienti- Normale, o burrë!

Ademi- Po edhe mund të pyesin anglisht, ndoshta ëëë…, dokumentit do i bësh një dokument shoqërues, kartë identiteti?

Klienti-Tani unë, m’i thuaj, si janë me ca shoqërohet ajo, sic kemi ne kartën e identitetit, po më thua apo jo?

Ademi- Po!

Klienti- Kartë greke? Tjetër patentë ka?

Ademi- Po!

Klienti- Të treja! Si pasaportë, të jep probleme?

Ademi- Jo! Është origjinale! Ajo vetëm ndërrim foto.

Klienti- Vetëm ndërrim foto?

Ademi- Përafërsisht mosha jote, plus minus …

Klienti- Kuptoj!

Ademi- Kaq! Për Gjermani, ato janë të mira si pasaportë. Ti kalon për Angli, nuk të jap garanci, se ik 100%. Ti deri në Europë do shkosh me tënden, pastaj do lëvizësh me atë gjithandej Itali, Francë, Spanjë nga Spanja ik nga ishulli.

Klienti-Mirë o mik, sa më shkon pasaporta me gjithë kartë?

Ademi- 1 200 Euro për ty. Ta thashë!

Klienti- 1200.

Ademi- Po më poshtë, jo! Këto nuk bëhen këtu, bëhen andej.

Klienti- Bëhen andej ëëë…Si do funksionojë si fillim?

Ademi- Dua fotografitë, si fillim moshën tënde!

Klienti- Edhe?

Ademi- Gjysmën e lekëve në dorë! Ajo është origjinale, vetëm ndërrim fotosh.

Klienti- Ok! Dakord! Mirë pastaj! Ngrihemi?

Ademi- Këtej, hajde këtej, të çoj deri te autobusi aty! Shëndet! Mirupafshim!

Klienti- Edhe ty!

Ademi- Telefon!

Kamera e fshehtë P2:

Klienti- Jam këtu, këtu!

Ademi– Thashë, se ishe atje!

Klienti- Ça bëre? Aty jam ulur unë! O Demo! Hajde ulemi diku, o burrë i dheut!

Ademi – O ** ulu një herë! Po aty, si të hapesh aty te tavolina, flasim njëherë, pastaj.

Klienti- Uleshim në tavolinë tjetër, në vend tjetër, o plako! Ça bohet? Si ke qenë?

Ademi- Ça do sqaroje? Ma thuaj!

Klienti- Më the fotot, një ndryshe, një ndryshe 1 edhe 1 tjetër. E shikon? Janë me veshje të tjera.

Ademi- Ke vendosur për Gjermani?

Klienti- Gjermani po, Gjermani, diku do ngecim.

Ademi- Mosha the ti?

Klienti- Mosha aktuale * ditëlindja është ***.

Ademi– ** ee sytë, flokët!

Klienti- Flokët ** sytë* . I do pasaporta këto?

Ademi- I do ajo tjetra!

Klienti- Karta?

Ademi- E, do ikësh Gjermani me punu?

Klienti- Po unë do iki në Gjermani me punu, po nuk janë pak 1 000 euro plak!

Ademi- Bjer, t’i kaloj 10 i ke?

Klienti- Kaloji njëherë!

Ademi- 1, 2, 3, 4, 5, 6, ,7 8, 9, 10! Pse luftë me plakun? Ma thuaj!

Klienti- Do dali, s’do dali, do bëhet, s’do bëhet, do të gënjejnë…

Ademi– Bjere, se i rregulloj unë! Aman kështu thoshin.

Të kam thënë pasaportë + kartë.

Klienti- Po, plus kartë!

Ademi– Edhe të kam thënë për 1000 euro.

Klienti- Po 1000 euro…

Ademi- Të kam thënë për 4 ditë ta mbaroj, maksimalja 1 javë. Unë do të marr në telefon edhe ti do marrësh për 4 ditë, po unë e kam numrin tënd, po s’të kam shqetësuar vetë. O do vish ta marrësh këtu, a ta sjell në Tiranë e ta jap.

Klienti – Dëgjohemi prapë unë, të bëhet ajo.

Ademi– Ta bëj unë atë!

Klienti- Edhe bëmë telefon! Thuaj, o për një javë, kur të dali, unë mbarova punë.

Ademi- Këtë ta kryej unë! Do më falësh, unë jam në lëvizje.

Klienti- Edhe unë jam, për të lëvizur.

Ademi-Do më falësh, që më prite 1 orë e gjysmë. Mbas 3-4 ditësh, më bëj telefonatë, ta kryejmë!

Klienti-Dakord!

Ademi– Respekt! Do ta kisha pirë kafenë aty, po s’mund të ulem!

Klienti- Po mirë mo, iknim diku tjetër. Po hajt, Ciao!

Kamera e fshehtë P3:

Ademi- Nga ishe? Ta shikosh njëherë, hajt! Kjo ka një vizë, po një vizë, jo fosfor. Në bazë të kësaj, është lëshuar dhe karta. Gorgulas mbiemri, Janis emri..,Janis emri.

Klienti- Ça është kjo? Ditëlindja?

Ademi– Sa?

Klienti- Ditëlindja them, sa vjeç duhet të jetë këtu?

Ademi- Sa e ke ditëlindjen ti? Sa e ke?

Klienti- ** jam unë!

Ademi- s’është **

Klienti- Ç’ne qenka bërë si me foto kështu kjo, si me foto bardhë e zi?

Ademi- Ashtu ven ajo vetë. A nuk e shef, se unë s’kam syzet ja q** nënën! I kam te puna atje.

Ajo lexon * ** * .

Ademi– Kjo është për të qenë. Këto për Gjermani për të punuar, për Spanjë, për Francë, i ke ultra.

Ademi- Janë 5-vjeçare.

Klienti- Tani mua më presin, të lëviz **.

Ademi– Po ke për të dhënë lekët!

Klienti- Ndjesë ëëë… Rrofsh edhe i pafshi hajrin!

Ademi -Këto janë për Gjermani, për të punuar! Mos të thonë njeri plaç! Ik puno në Gjermani andej!

Klienti-Do i kalosh njëherë

Ademi -Jo mo, jo! I kam në rregull!

Klienti-Kaloji njëherë për veten tënde, të jem edhe unë këtu edhe…

Ademi- Ok! Në rregull, 10! Respekte, i nderuar!

Loading...