Twitter mbyll llogarinë “zyrtare” të Putinit

Shpërndaje

Kompania Twitter njoftoi sot se ka pezulluar urdhrin për përfaqësimin e rremë të presidentit rus Vladimir Putin në këtë platformë sociale.

“Ne pezulluam llogarinë @putinRF_eng për përfaqësim të rremë, dhe bazuar në ankesat e zyrtarëve rusë,” njoftoi Twitter Inc. dhe shtoi se llogaria në fjalë nuk ka të bëjë me Putin, raporton Reuters.

Bazuar në fotografitë e arkivuara nga kjo llogari, duket se ajo u nis në nëntor 2012 dhe kishte rreth një milion pasues, dhe se kryesisht botonte zhvillimet zyrtare të qeverisë ruse në të cilat paraqitej Putin.

Loading...