Ukraina e gatshme për luftë me Rusinë: Presidenti ukrainas nënshkruan ligjin e luftës

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nënshkroi një dekret të hënën për të vendosur në fuqi ligjin ushtarak për 60 ditë, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Presidencës.

Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të miratohet nga parlamenti vendas.

Vendimi erdhi një ditë pasi Rusia kapi tre anije ukrainase, duke shkaktuar një përshkallëzim të mprehtë të tensionit midis dy vendeve.

Parlamenti pritet të debatojë dekretin më vonë të hënën, ndërsa komisioni parlamentar e mbështeti unanimisht atë.

Njëmbëdhjetë masa të përshkruara në dekretin e Presidentit parashikojnë mobilizimin e forcave rezervë, organizimin e mbrojtjes ajrore të objekteve të rëndësishme shtetërore dhe ndërmarrjen e hapave urgjentë për të sjellë masa të përmirësuar të sigurisë kibernetike dhe për të siguruar rendin publik.

Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre.

Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.

Loading...