Unifikimi i abetares, premtim i parealizuar i partisë shqiptare në pushtet (Video)

Shpërndaje

Ka më shumë se një dekadë që flitet për unifikimin e abetares me Shqipërinë por kjo assesi të realizohet. Gjashtë vite më parë, ish zëvendësministri i arsimit Safet Neziri pati premtuar se pas unifikimit të abetares në Kosovë dhe Shqipëri, e njëjta do të hyjë në përdorim edhe në Maqedoni.

Nëse vjen ndonjë iniciativë për një abetare të unifikuar që përdoret në Shqipëri edhe në Kosovë, normalisht një ekzemplar i një abetareje të tillë duhet të vijë edhe te ne dhe të kalojë nëpër institucionet tona. Pra do të thotë se duhet të hyjë në Byronë e zhvillimit të arsimit, të vlerësohet se si dhe në çfarë forme mund të përdoret abetarja’ – pati theksuar Safet Neziri – Ish zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Ky ishte vetëm një nga premtimet e shumta të funksionarëve shqiptarë për unifikimin e abetares. Gjuhëtarët dhe profesorët universitarë shprehen të revoltuar kur flitet për unifikimin e abetares. Profesori Arlind Farizi i bën apel Ministrisë së Arsimit që të tregohen më vigjilent.

Jemi shumë shqiptarë që meritojmë të kemi një abetare të unifikuar. E njëjta të mos jetë çështje tenderësh por thjeshtë një çështje shumë e rëndësishme në aspekt të afrimeve me kombet tjera por edhe në aspekt të hapjes së rrugëve të bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe të konsultimeve të programeve mësimore të përbashkëta nëpër shtet shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri.Apelojë deri tek Ministria e Arsimit që të jenë më vigjilente në këtë aspekt dhe të shqyrtojnë ligjin për krijimin e teksteve shkollore. – tha Arlind Farizi – Profesor universitar

Një ditë më parë, kur po festohej dita e alfabetit, zëvendëskryeministri Bujar Osmani theksoi se në Maqedoni ende nuk ka kushte për unifikimin e abetares. Sipas tij, problemi del të jenë kontestet politike të pa qartësuara deri më tani.

Duhet përgatitur kontesti politik këtu brenda për shkak se është më shumë çështje e vendimit politik se sa çështje teknike e unifikimit të abetareve. Besoj që mundet të bëhet shumë lehtë por mendoj që duhet të pjekën edhe pak kontestet politike brenda që të mos ketë keqkuptime mbi këtë unifikim për shkak se unifikimi i abetareve është vetëm në vij të asaj që është arritur në Kongresin e Manastirit me unifikimin e alfabetit shqip dhe nuk reflekton një përpjekje tjetër të unifikimit” – theksoi Bujar Osmani – Zëvendëskryeministër

Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë thonë se disa herë kanë kërkuar vënien në zbatim të abetares së unifikuara edhe në Maqedoni ashtu siç ndodh në Shqipëri, Kosovë dhe së fundmi në Luginë të Preshevës, por Ministria e Arsimit çdoherë ka injoruar kërkesat e tyre.

Loading...