Vazhdon “armiqësia”, ja çka i ka bërë mbrëmë Ahmeti Hazbi Likës!

Shpërndaje

Ali Ahmeti dhe Hazbi Lika vazhdojnë të kenë raporte të ftohta mes veti, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. “Armiqësia” mes tyre ka ardhur në shprehje edhe në koncertin e mbrëmshëm organizuar me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit, që u mbajt në Filharmoninë në Shkup. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Ahmeti ka përshëndetur të gjithë me radhë, duke filluar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Memeti, presidentit kosovar, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe zv/kryeministrin Bujar Osmani. Edhe pse në eveniment ka qenë prezent edhe zv/kryeministri Hazbi Lika, Ahmeti nuk e ka përmendur fare në fjalën e tij përshëndetese. Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, thonë burime që kanë qenë prezent, duke dëshmuar se raportet e Likës me udhëheqësinë partiake janë në nivel të ulët. Edhe para se të fillojë koncerti, Lika ka arritur në sallë veçmas nga Ahmeti, i cili ka ardhur aty i shoqëruar nga shumë funksionarë të BDI-së.

Loading...