Vendim për ngrirjen e pasurisë së pronarit të Spitalit Sistina-Shkup, Orce Kamçev

Shpërndaje

Biznesmenit Orce Kamçev i është ngrirë dhe pasuria, pasi gjykata vendosi që ta dërgojë në paraburgim. Gjykata penale dërgoi njoftim në të cilin shpjegoi se të dyshuarve në rastin “Perandoria” u është bllokuar pasuria pasi janë pjesë e hetimit, dhe se pikërisht transakcionet e dyshimta që janë bërë nëpërmjet firmave të bllokuara, janë ato që e kanë hapur hetimin në rastin “Perandoria”.

Gjykata nuk ka dhënë informacione të sakta se cila prona janë ngrirë. Ndërkohë njoftoi se të dyshuarit që gjenden në paraburgim në Shutkë, kanë bërë ankesë ndaj kësaj mase dhe Këshilli Penal ndërkohë do të merr vendim për të liruar ose mbajtur ende në burg të dyshuarit. Rasti “Perandoria” u hap ditë më parë, ku Prokuroria Speciale tregoi se këtë rast e kishte marrë nga Prokuroria e rregullt publike dhe për këtë hetim, ka gjasa të ketë edhe më shumë të dyshuar. Për larje parash, bashkim kriminel dhe krim tjetër financiar, dyshohen 13 persona, pesë prej të cilëve gjenden në paraburgim. /Shenja

Loading...