Vetëm Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj thirrjeve raciste kundër shqiptarëve nga ‘VOJVODËT’!

Shpërndaje

Rreth incidenteve të djeshme ka reaguar Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë. Nga partia e Selës thonë se qytetarët e Tetovës ndjehen të ofenduar nga thirjet raciste dhe nacionaliste që po bëhen nga ana e tifo grupit ‘Vojvodët’.

“Që nga dita e djeshme ku në Qendër të Tetovës, e sot në Qendrën Sportive shqiptarët po ballafaqoen me thirje raciste, ofenduese dhe nacionaliste. Ne si Aleancë për Shqiptarët – dega Tetovë, edhe si qytetarë të etnicitetit shqiptarë jemi të ofenduar dhe njëkohësisht të mllefosur nga thirjet e tilla, si dhe nga mos përgjegjësia e institucioneve për të marrë masa adekuate që të dënohen ata që e prishin qetësin multietnike në qytet”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga partia e Selës gjithashtu theksojnë se dje nuk u ndërmorr asnjë masë arresti ndaj tifo grupit ‘Vojvodët’, dhe se sot thirjet vazhdojnë dhe përsëri institucionet janë të heshtura. Nga Aleanca për Shqiptarët pyesin publikisht institucionet kompentente se kush po ua jep mundësinë këtij grupi që të shaj e ofendoj shqiptarët në mes të Tetovës?

Në kumtesë gjithashtu bëhet thirrje për gjakftohtësi tek shqiptarët, si dhe urgjentisht të ndërpriten tentimet për t’i vënë zjarr një konflikti në mes dy etniciteteve.

Loading...