Vetëvendosje e qartëson pozicionin, e do rrëzimin e Qeverisë me apo pa votat e Srpska’s

Shpërndaje

Liburn Aliu e ka sqaruar se Partia e Albin Kurtit e do rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Ka thënë se nuk bëjnë pazare me Srpskan por s’janë kundër që votat e tyre të ndihmojnë në dërgimin e Ramush Haradinajt në shtëpi. Ka bërë edhe një pyetje se pse bën që Srpska të vjedh e sundojë në Qeveri dhe e njëjta nuk bën të rrëzojë Haradinajn.

Liburn Aliu e ka sqaruar pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosjes se e do rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Ky deputet e ka bërë këtë deklaratë një ditë pasi Srpska ofroi votat e deputetëve për ta prishur Qeverinë aktuale.

Megjithëkëtë, Aliu ka thënë se nuk do të bëjnë pazare me këtë pari veç se nuk kanë asgjë kundër që t’i përdorin votat e tyre për rrëzimin e Haradinajt.

Ky deputet ka thënë se pse s’bën të përdoren votat e serbëve për rrëzim të Qeverisë e të njëjtat bën të përdoren për ta sunduar e vjedhur Kosovën.

“Ne nuk ua kërkojmë nënshkrimet dhe nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe. Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e qeverisë?!”, ka thënë Aliu.

Qëndrimi i Aliut është i ndryshimet me deputetit tjetër të VV’së, Rexhep Selimit, i cili tha se nuk i bashkojnë votat me Srpskan kundër Haradinajt.

Rexhep Selimi dikur ka qenë zyrtar i lartë i AAK’së derisa pas luftës edhe Ministër i Hashim Thaçit në Qeverinë e përkohshme.

Edhe Albulena Haxhiu e ka lënë mundësinë e hapur për të rrëzuar Qeverinë edhe me votat e deputetëve serbë.

Pavarësisht qëndrimeve të reja të Srpska’s, Aliu nuk beson se Partia më e madhe e komunitetit pakicë në Kosovë do të votojë kundër kësaj Qeverie.

“Ne nuk besojmë që Lista Serbe voton për rrëzimin e qeverisë aktuale. Në verën e vitit 2017, vetë Vuçiqi thoshte më mirë Haradinaj se Kurti. Veçse largimi i këtij regjimi që vjedh buxhetin e pasuritë e Kosovës së brendshmi dhe fal shtetësi e territor të republikës sonë së jashtmi, gjithsesi imponohet si prioritet”, ka shtuar ai.

Pas qëndrimit të Srpska’s, edhe Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar ndërrim të Qeverisë.

Lutfi Haziri i LDK’së ka thënë se Srpska e ka bërë Haradinajn Kryeministër dhe e njëjta parti edhe mund ta rrëzojë.

Ndërsa, Partia e Shepnd Ahmetit ende nuk ka dhënë një qëndrim lidhur me situatën e re, megjithëse, më herët kanë thënë se janë pro rrëzimit të kësaj Qeverie.

Muharrem Nitaj i AAK’së ka thënë sot për Express se Qeveria nuk rrëzohet veç nëse e rrezon veten ashtu qysh ka ndodhur me qeveritë tjera.

Loading...