Vlera Europiane, apo trashëgimi të kazaneve komuniste

Shpërndaje

Shkruan: Alil FETAI

Është krejtësisht e gabuar dhe absurde të thirremi në “vlera Europiane” e në ndërkohë mbrojmë dhe favorizojmë një popull , deri sa në ëe kundërtën nuk pranojmë barabarsinë me popullin tjetër në shtet dhe anashkalojmë popujt tjerë si qytetar të barabartë.

Sjellje të këtilla mundet të jenë totalitaro-centraliste ,apo trashëgimi e kazaneve komuniste… por vlera Europiane asesi.

Trembem se këta akoma janë nën ndikimin e teorive te vjetruara Marksiste, duke ngritur njvrin e përulur tjetrin, ,nga kjo erësire duke mos levizur me dekada të shumta , edhe pas krijimit te sistemeve pluraliste ,shumëpartiake dhe qytetar, duke kaluar rrugen e tranzicionit nga keta sisteme totalitaro-centarliste , apo komuniste, shohim për fat të keq se në esencë dhe në thellësi në kokat dhe veprimet e tyre ndryshimi eshte Zero!

Së pari , duhet ditur se shteti demokratik nuk është në radhë të parë gjendja e këtij apo atij kombi të veçantë, kjo apo ajo klasë, nuk është një konceptim i kësaj apo asaj ideje, jo për këtë apo atë angazhim fetar apo politik dhe jo për ndonjë zakon të dëshiruar dhe të diskriminuar të njeriut dhe përkushtim personal, por thjesht gjendjen e qytetarëve të saj, të cilat bazohen në faktin se qeniet njerëzore i pranojnë parimet e jetës në një gjendje të tillë, përkatësisht barazinë e të gjithëve dhe respektin me nje bashkëpunimin reciprok të tyre në të gjitha fushat dhe aspektet e jetës së përbashkët.

Para së gjithash, duhet të theksohet se shumica dërmuese e vendeve në botë, si nga Amerika, nga Afrika në Australi, janë kryesisht shumetnike-multinacionale.

Kurse, për të sqaruar multi-etnicitetin në vendet Evropjane e sidomos këtu tek na në Ballkan, kemi Bosnjen, si shtet i tre popujve ( entiteteve ) , kemi Kosoven , si shoqeri shumetnike mes shqipetareve dhe komunitetetve tjera, ku si gjuhë zyrtare kemi Shqipen dhe Serbishten dhe gjuhet tjera te numruara në formë taksative sipas ligjt , që dmth kur numërohen këta si shembuj të shteteve shumëtnike në zemër të Ballkanit , dhe në rastet e tjera kur vjen puna për një zgjidhje të mundshme të ndonje problematike të ngjajshme për aranzhimin e saj, përmenden më shpesh shembuj të vendeve të tjera multietnike Europiane, si Zvicra, dhe Belgjika apo ndonje shteti tjeter. Por për të kuptuar më mirë , të shohim si Kushtetutat të këtyre vendeve thonë apo sqarojne “konstituivitetin dhe marrëdhëniet midis grupeve etnike.”

Në Kushtetutën e Zvicrës në nenin 1, shteti se pari definohet si një Republikë Federale demokratike e përbërë nga 26 kantone të qeverisura nga sundimi i Ligjit. Ku neni i njejte vazhdon të flasë për “lirinë dhe demokracinë, pavarësinë dhe paqen, solidaritetin dhe hapjen e saj ndaj botës”. Ku poashtu ky nen përcakton karakteristikat e tre niveleve të qeverisjes në Zvicër (federale, kantonale dhe komunale) , dhe gjithashtu theksohet se në vend janë katër gjuhë zyrtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retromanisht.

Neni i 2.( dytë) i Kushtetutës përcakton të drejtat themelore dhe shtetësinë, kurse i 3( treti) trajton marrëdhëniet midis Konfederatës, kantonit dhe komunës, kurse neni i 4.( katërt) eshte mbi të drejtat politike, etj …Kurse nuk permendet konstituimi, apo popujt përbërës ose grupet specifike etnike në përgjithësi në Kushtetutën Zvicerane.

Nga kjo shihet se , Zvicra është përcaktuar qartë me Kushtetuten e saj si një shtet i qytetareve Zviceran, duke renditur vetëm katër gjuhë zyrtare dhe të barabarta, gjë që është logjike duke pasur parasysh se në rastin e Zvicrës ekzistojnë katër gjuhë vërtet të ndryshme.

Kurse ne Kushtetuten e Belgjikes , ajo që më së shumti u ngjan popujve konstituiv, është nocioni i “ komunitetit “. Megjithatë, këto dy koncepte nuk mund të barazohen plotësisht.

Komuniteti nuk mund të përkufizohet si një zonë e përcaktuar saktësisht që mbledh një grup të caktuar njerëzish, por më tepër si një institucion që kujdeset për interesat e grupeve në Belgjikë. Sipas Kushtetutës së Belgjikës, çdo komunitet është përgjegjës për arsimin, kulturën dhe çështjet gjuhësore, si dhe bashkësinë ndërkombëtare të bashkëpunimit.

Megjithatë, në nenin e 2.(dytë) të Kushtetutës, ajo flet për “Belgët dhe të drejtat e tyre” dhe në këtë pjesë identifikon qartë një komb politik unik Belg që integron grupe të ndryshme gjuhësore dhe etnike në vetvete.

Në këtë mënyrë, Kushtetuta e Belgjikës paraqet një përzierje të parimit qytetar të një populli politik duke respektuar të drejtat dhe dallueshmërinë e bashkësive të ndryshme etnike dhe gjuhësore që përbëjnë atë komb.

Andaj, në një shtet të tillë ,ku ju duhet të jeni një qytetare i barabartë dhe po nga ajo burojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet, ku përpara cdo qytetari, krijohet një dispozitë e vecant për një status te vecant të një qytetari , ku për atë nuk duhet të ketë paragjykime parësore të asaj kombëtare, fetare, racës, bindjes politike, ose grupit njerëzor që ka pikëpamje të posaçme të jetës dhe nevojave të tyre përkatëse të çdo lloji sesa vetëm se jeni shtetas i thjesht i vendit tuaj, por duhet te jeni apsolutisht i barabartë me të gjitha qytetarët dhe popujt multietnik të tij ,ku “shteti ligjor” i cili duhet të jetë garantues i të gjitha të drejtave, lirive dhe barazisë për popujt dhe qytetarët e tyre në nivel individual. Më saktësisht, një koncept, model apo ide qytetare-multi etnike bazohet në parimet e sundimit të ligjit. ne cdo sfere te shoqerise dhe shtetit ne teresi.

Loading...