Vlorë, “luftë” në lagjen “Pavarësia” (Video)

Shpërndaje

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar disa të shtëna me armë në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.Raporton se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti mes disa personave pranë tregut të orizit, ku janë regjistruar 4 të shtëna, që mendohet se kanë qenë në ajër.

Pas lajmit, ka reaguar edhe policia, e cila shprehet se po punon për zqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Rreth orës 19:15, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në një rrugicë midis pallateve është marrë informacion për një konflikt.

Menjëherë pasi policia ka shkuar në vendin në fjalë nuk ka konstatuar ndonjë konflikt të hapur apo persona të dyshimtë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e personave të përfshirë në konflikt.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Loading...