”Vojvodët” e Teteksit ofendojnë shqiptarët midis Tetovës! (VIDEO)
Grupi i tifozëve ”Vojvodët” e skuadrës tetovare Teteksi sonte kanë festuar 30 vjetorin e themelimit të klubit të tyre në qendër të Tetovës.
Sheshi Iliria ka qenë e bllokuar rreth 30 minuta deri sa zgjati festa e tifozëve, ndezën fishekzjarre, dëmtuan parkun e qytetit dhe më e keqja ofenduan shqiptarët në bazë nacionale.
Nuk është hera e parë që grupi i tifozëve Vojvodët ofendojnë shqiptarët kjo ka traditë shum vjeçare, por vlen të theksohet se policia nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e fyerjeve që ua bënë shqiptarëve.
Teteks gjendet në ligën e tretë dhe në vendin e fundt të tabelës.
Loading...