Vuçiq e pranon të ketë kërkuar nga serbët të braktisin FSK-në

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se mendon që Kosova nuk do të bëhet anëtare e Interpolit.

Në një deklarim për televizionin serb “Happy”, shefi i shtetit serb ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka që ta ndalojë një gjë të tillë.

“Por unë mund edhe të mos kem të drejtë. Ajo që dua t’u them qytetarëve të Serbisë është se do të luftojmë dhe se kemi bërë gjithçka që deri tek kjo të mos vijë”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të them se do të jetë vendim i mirë, por shpresoj. Shpresoj që Kosova nuk do të jetë pjesë e Interpolit, sepse kemi bërë gjithçka që ta ndalojmë këtë. Kundër nuk i kemi pasur shqiptarët dhe Malin e Zi, por të gjitha fuqitë më të mëdha”, deklaroi ai.

Duke folur për, siç thotë ai, presionet që të vazhdojë dialogu me Kosovën, Vuçiqi tha se bisedimet nuk do të vazhdojnë.

“Bisedimet me Prishtinën nuk do të vazhdojnë përderisa nuk hiqen masat”, tha ai, duke iu referuar taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe.

“Çdo ditë njerëz nga bota Perëndimore dëgjoj të më thonë që të vazhdojmë bisedimet pavarësisht asaj se Prishtina nuk do t’i heq masat. U kam thënë se nuk bisedojmë derisa të mos i heqin masat”, u shpreh presidentin serb, Vuçiq.

“Këtë ia kam thënë edhe Angela Merkelit në Paris. Asnjëherë nuk ankohem për të tjerët nër ajon. Ajo këtë nuk e kupton, dhe s’mundet ta kuptojë”, deklaroi Vuçiqi, duke iu referuar vazhdimisht vendimit të Kosovës për ngritjen e taksës për mallrat serbe prej 10 për qind.

Vuçiq po ashtu ka pranuar t’u ketë kërkuar serbëve të Kosovës që të lëshojnë radhët e FSK-së.

“Ata serbë Haradinajt mund t’i shërbejnë për të qëlluar në serbë. Ndaj kujt tjetër do të shkojnë përveç popullit të tyre?”, ka pyetur ai.

Loading...