Xavi: Messi mund të luajë deri në vitet e 40-ta

Shpërndaje

Ish-kapiten i Barcelonës, Xavi beson se Lionel Messi mund të luajë deri në vitet e 40-ta.

Argjentinasi është 31 vjeç dhe vazhdon të flirtojë me pension nga futbolli ndërkombëtar me Përfaqësuesen.

Por, Xavi mendon se do të ketë ende shumë për të ardhur nga ai në niveli klubesh, i cili sipas tij mund të luaj edhe si 40-vjeçar.

“Ndonjëherë mendoj se ai mund të luajë derisa të jetë 38, 39 ose 40 vjeç. Ai ka shumë pak nevojë për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Xavi për Catalunya Radio.

“Çfarë humb kur të plakesh? Ritmi apo çfarë? Ai nuk do të humbasë shpejtësinë e tij mendore. Messi është i pakrahasueshëm”.

I tillë është respektimi i Xavit për aftësitë e Messit, pasi ai beson se argjentinasi madje mund të nxjerrë një rol të ri në ndonjë pjesë tjetër të fushës.

“Mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë kudo që ai dëshiron në fushë”.

“Ai tashmë shtrihet në qendër të fushës dhe është efektiv aty, pasi ai është në mbrojtje shumë, sepse ai është shumë i fortë mendërisht”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Loading...