Zaev: Me Gruevskin nuk kam kurrfarë kontakte që kur jam kryeministër

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev përgënjeshtroi se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin drejtpërdrejt para se ta lëshojë shtetin, duke shtuar se këtë informacion tashmë ia ka përgënjeshtruar medias e cila e ka publikuar dhe se kjo është publikuar.

“Punë e përsosur, do të dalë se bashkërisht atë e kemi dakorduar. Që kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me z. Gruevski nuk kam kurrfarë kontaktesh. Kontaktet e fundit ishin kur robëruar, bllokuar Parlamenti në atë diskutim të pafund para se të ndodhin ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit. Ishte atje, në Parlament, kur biseduam që ta zhbllokojmë procesin, se është e qartë se shumicë ekziston dhe të mos e mundojmë Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ishin bisedimet e fundit”, u përgjigj Zaevi në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës punuese të sotme në Strumicë.

Loading...