Zbardhen disa të vërteta për takimin Thaçi-Putin

Shpërndaje

Hapja e temës së territorit në dialogun Kosovë – Serbi i ka hapur një udhë të re politikës së jashtme kosovare.
Kjo shënohet me takimin e presidentit së Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Kjo sipas ish-diplomatit, Lulzim Peci, është lehtë e dallueshme meqë një takim i tillë nuk mund të ndodhte një vit më parë por vetëm në këtë momentum kur në tavolinë po servohet edhe korrigjimi i kufijve.

Sipas tij, takimi patjetër që ishte i aranzhuar meqë ndryshe do të mund vetëm t’i shtrëngonin duart por jo edhe të zhvillonin bisedë.

“Mendoj që kjo nuk do të mund të ndodhte pa një aranzhim të mëhershëm, kush, nuk e di. Shans nuk do të kishte aq që t’ia zgjaste dorën Putinit”, ka thënë Peci.

“Meqenëse është hap kjo temë mendoj se është moment shumë i volitshëm për Rusinë t’i hapë derë ndikimit të vet në këtë proces sepse duhet të kemi parasysh se Rusia nuk do të ketë interes për zgjidhje e cila bie paqe dhe stabilitet në rajon, por interesi i saj është të nxjerrë probleme për Perëndimin dhe të rrisë ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Nuk shoh racio në politikën e jashtme ruse që të tërhiqet gjeopolitikisht nga Ballkani duke u bërë partner konstruktiv në këtë fazë të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Loading...