“Zhduket” Gruevski, dita e dytë ende asnjë gjurmë

Shpërndaje

Tanimë dita e tretë që kur Nikola Gruevski është zhdukur nga publiku. Ai as sot nuk u paraqit në seancën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese. Mungoi edhe dje, ndërsa të premten korrieri i gjykatës nuk e gjeti në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin Tanku.

Përgjigje se ku mund të jetë Gruevski nuk japin nga partia e tij, VMRO DPMNE.

Unë personalisht nuk kam kontaktuar me kryetarin e nderit Nikolla Gruevski, nuk kam kurrfarë të dhëna. Qëndrimi i partisë është i qartë, çdo ditë e themi, bëhet fjalë për ndjekje politike, bëhet fjalë për ndjekje e inspiruar me motive politike”. – u shpreh Dimçe Arsovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së

Me ndryshimet e Ligjit për Qeveri në vitin 2013, Gruevski siguroi gjashtë truproje nga MPB. Por, policia pa urdhër nga gjykata nuk do ta kërkoj, e as nuk do ta pyet sigurimin, derisa një kërkesë e tillë nuk arrin nga gjykata. Mbetet të shihet si do të veprojë Ministria e brendshme kur Gruevski do të niset për ta vuajtur dënimin me burg, pasi në Ligj thuhet se sigurimi zgjat aq vite sa ka qenë mandati i tij, pa u parashikuar situata- kur personi të cilit i takon sigurimi është në vuajtje të dënimit me burg.

Ligji parashikon shumë gjëra, një pjesë e gjërave nuk janë parashikuar, siç thatë me sigurimin e tij. Është e palogjikshme që sigurimi i tij të vuaj dënimin me burg bashkë me atë që e ruaj ose do të qëndrojnë para burgut”. – theksoi Zvonko Davidoviq – avokat

Vendimi Gruevskit ose do t’i dorëzohet në dorë në Gjykatën Penale ku nesër duhet të paraqitet në seancën për rastin “Titanik” ose do të dërgohet në adresën e shtëpisë. Nëse gjykatë vërteton se Gruevski i shmanget pranimit të vendimit, hapat e radhës janë shoqërimi i tij me polici ose fletarest./Alsat

VIDEO

Loading...