Zv.ministrja e financave në Maqedoni, Shirete Elezi ngatërron ligjet (Video)

Shpërndaje

Gafë në Kuvend. Zëvendësministrja e Financave, Shyerete Elezi arsyeton propozim-ligjin e gabuar në foltoren e Kuvendit. Si arsyetuese e ligjit të propozuar nga ministria e Financave, Elezi në vend që të flas për Ligjin mbi tatimin e të ardhurave personale ashtu siç parashikonte rendi i ditës në Kuvend, filloi të flasë mbi propozim-ligjin mbi furnizimet publike. Elezit duke lexuar arsyetimin u ndërpre nga kryeparlamentari Talat Xhaferi për t’i kujtuar se lexon arsyetim të gabuar. Për të mos mjaftuar me kaq, dy funksionar të BDI-së, mosmarrëveshjen e zgjidhën në gjuhën maqedonase.

Loading...