​Kështu reaguan Fury dhe Wilder kur kuptuan se lufta u shpall e barabartë

Shpërndaje

Tyson Fury dhe Deontay Wilder reaguan plotësisht ndryshe nga njëri-tjetri pasi e kuptuan se meçi mes tyre ishte shpallur barazim. Fury ishte i zhgënjyer dhe i mërzitur, ndërsa Wilder i lumtur që nuk e kishte humbur titullin e kampionit.
Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

Fury dhe Wilder reaguan

plotësisht ndryshe njëri-tjetrit sapo u bë i ditur rezultati. Kur gjyqtari i ngriti lart duart e dy kundërshtarëve, fytyrat e tyre i treguan publikun se si ndjeheshin ata për këtë rezultat.

Përderisa Fury ishte i zhgënjyer dhe i mërzitur që nuk kishte arritur ta fitonte këtë meç dhe titullin e kampionit, Wilder ishte i lumtur përkundër që nuk kishte fituar, pasi që barazimi i mjaftoi atij ta mbronte titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, divizioni WBC.

Loading...