Ahmeti ia ktheu shpinën! Kur do flas Hazbi Lika?

Shpërndaje

Figura politike e Hazbi Likës ka patur ngritje dhe rënie pas luftës së 2001.
Me krijimin e BDI-së si subjekt politik, Lika llogaritej si krahu i djatht i Ali Ahmetit dhe si i tillë ka patur shumë peshë në vendimarjen e këtij subjekti politik. Pesha e tij politike nuk lidhej vetëm me Tetovën por Lika kishte njerëz të afërt edhe në degët tjera. Sidomos njihej afërsia e tij me Fatmir Deharin në Kërçovë dhe Rafis Alitin (Komandant Mësuesin) në degën e Shkupit. Në mandatin e parë qeverisës LSDM-BDI, Lika e mori postin e zëvendësministrit të punëve të brendëshme dhe këtë post e mbajti deri në zgjedhjet lokale të 2005 kur u zgjodh kryetar i Tetovës. Në krye të Tetovës Lika do mbahet mend për shumë investime në infrastrukture dhe sidomos ndërtimin e bulevardit Ilinden që çliroi shumë komunikacionin në Tetovë. Dhe sot e këtë ditë mund të thuhet se prej asaj periudhe Tetova nuk pa patur ndonjë investim aq të madh infrastrukturor. Krijimi i qeveris VMRO-BDI la tërësisht në hije Hazbi Likën dhe gjatë periudhës 2008-2016 ndikimi i tij në parti thuajse ishte minor. Në këtë proces padyshim rolin e vetë e kishte edhe udhëheqësia e VMRO-së në krye me Gruevskin për të cilët Lika ishte person i padëshiruar. Rezultati i dobët në zgjedhjet parlamentare të 2016, detyroi Ali Ahmetin që përsëri të kthej kokën ka Hazbi Lika. Dhe në krijimin e qeverisë me LSDM-në Ahmeti ia ofroi postin e Zv.Kryeministrit Hazbi Likës dhe dy ministri i morën kuadron që llogariteshin të afërt me Likën (Ministria e Drejtësis dhe Ministria e Ekonomiës). Rikthimi në skenë i Likës e ndihmoi BDI-në që në zgjedhjet lokale të 2017 të stabilizoj votat pas rënies së madhe që kishte në 2016 dhe veçanarisht rol vendimtar Lika luajti në fitoren e Teuta Arifit në Tetovë.
Ende janë të freskëta pamjet ku Lika ishte bashk me Zaevin dhe Arifin në Reçicë të Vogël në premtimin që edhe një herë iu bë banorëve të fshatit për ndërtimin e shkollës fillore. Lika e kishte aftësin edhe të zbus revoltën e disa banorëve që protestonin gjatë kësaj vizite. Por pas këtyre zgjedhjeve, filluan problemet e Hazbi Likës dhe kuadrove të afërta me të. Nga Qeveria Zaev sipas informatave jozyrtare filloi injorimi i Likës dhe të gjitha njerëzve të afërt me të. Thyerja e madhe e Likës me Zaevin ndodhi në procesin e sistematizimit të të punësuarve nga Marëveshja e Ohrit dhe të cilët qëndrojn në shtëpi dhe marin rrogë. Sipas informatave jozyrtare Lika ka bërë presion të vazhdueshëm që të bëhet sistemimi i tyre mirëpo nga ministra të LSDM-së ky proces është penguar.
Dhe në këtë proces, Lika si duket nuk e ka pasur përkrahjen e duhur nga Ali Ahmeti dhe si rezultat i kësaj filloi “bojkoti i heshtur” i shumicës së aktiviteteve qeveritare dhe partiake nga Lika. Pas kësaj ka filluar edhe presioni deri të Ali Ahmeti i Zaevit dhe strukturave që janë kundër Likës për ta larguar nga proceset vendimarëse në parti dhe qeveri. Dhe kjo pati sukses pasiqë tash më Hazbi Lika nuk është sekretar organizativ në BDI dhe sipas të gjitha gjasave në fillim të 2019 pritet edhe largimi i tij nga posti i zv.kryeministrit në Qeveri.
Por të gjitha këto lëvizje, deri më tash kan kaluar heshturazi nga Hazbi Lika. A do të ketë reagime publike nga ai, pritet të shihet por është fakt se Lika e ka për obligim ta shpreh qëndrimin e tij pas gjitha këtyre ndodhive sepse shumë votues pas 2016 kanë votuar BDI-në pasiqë u kthye në skenë Hazbi Lika. /tetova1/

Loading...