Aksidenti në Serbi, shoferin e kishte zënë gjumi (Video0

Shpërndaje

Mjekja serbe Jelena Milenkoviq që arriti e para me ambulancë në vendin e ngjarjes tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj. “Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobusin. Në autobusin kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, kështu ka deklaruar mjekja Jelena Milenkoviq, e cila së bashku me ekipin e saj ishin të parët që kanë arritur në vendin e tragjedisë në Leskovc, shkruan Kurir.rs.

Për momentin dihet se kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 32 të tjerë. Për shkak gjendjes së rëndë disa udhëtarë janë dërguar për kurim në spitalin e Nishit.

Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin. Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por sipas rezultateve të para nga hetimi, me siguri shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.

VIDEO

Loading...