Ambasadori amerikan inkurajon përfshirjen e LDK-së në dialogun me Serbinë

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur sot në takimr Ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit të LDK-së, kryetari Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit, përcjell Telegrafi.

Mustafa e ka njoftuar ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë.

“Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së”, thuhet në njoftim.

Në takimin sotëm morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, si dhe shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

Loading...