Amnistia si një amnezi

Shpërndaje

Shkruan: Mr sci Alil Fetai

Ligji në vetvete është disi i panjohur dhe i ngathët, veçanërisht në aspektin e procedurave ose aplikimeve. Është e paqartë se cila kategori juridike është ‘falje’ dhe këto pasiguri po te diskutuara e mjaft të zbehta ne sqarim . Në situata të abolimit kur akti nuk është themeluar, kur ka dyshim, ku gjithashtu abolimi shpesh hedh poshtë si paligjshmërinë ashtu edhe ndëshkimin e veprës së kryer. Por siq shoh këta ketu qendisën ligjin per nje amnisti dhe “falje”, ku natyra kriminale e veprës është e padiskutueshme kurse rendi ligjor shpreh “aktin e mëshirës”.

Duke pasur parasysh rrethanat e krijimit të një Maqedonie (veriore )por përseri nuk gjinden arsyet e këtij veprimi dhe jan të pakuptimta.

Megjithatë, asnjë papërsoshmëri e ligjit nuk mund të justifikojë shpërfilljen e standardeve të përgjithshme ligjore, duke shkelur parimet dhe sundimin e ligjit. Asesi nuk mund të justifikoj as neglizhimin ose minimin e sulmit ne tempullin me të lartë shtetëror me një preteks të krijimit të një situate të jashtzakonshme në pushtet, si dhe sulmi ndaj deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga ana e pupullit në formë barbare me tentim vrasje ndaj disa deputeteve e vecanerisht ndaj deputetit tonë shqiptar Ziadin Sela,si shtylle e rrugetimit drejt standardeve demokratike, rrugetimit Euro-Atllantik,drejt Natos dhe BE-së dhe antarsimit në BE ,me një barazi apsolute te shqiptarëve e të gjithë qytetareve në gjitha sferat e shoqerisë të Maqesonisë (veriore ).
Thelbësore për amnistinë dhe faljen, si akt shtetëror i faljes, është se ajo është një “aktivitet” specifik i autoriteteve jo- gjyqësore në fushën e drejtësisë, me cilat efekte ku dënimet dhe veprat e kryera ndryshojnë në favor të të dënuarit ( apo kryersit te vepres-akuzuarit )…Ndonëse me nje akt te amnistis dhe vepres se faljes, ndryshojnë një vendim gjyqësor.

Megjithatë edhe pse nuk e vë në dyshim vlefshmërinë e tij, në ligjshmërinë e tij, në konstatimin e tij se një person i caktuar ka kryer një vepër penale .
Ku ne moment, më kaluan ne kujtesë profesorët ( Bacic-Sheparoviq ) nuk joshnin një amnesti per persona kriminogen te ketillë.

Thirjet paushale ne parimet ligjore juridikisht eshte e pa-pranueshme. Rumbullaksimi i ketij ligji ështe hartuar ne një forme më groteske, ku përshkruan një apsuriditet dhe mohim të pashembullt të vlerave shoqërore dhe juridike ku jan prekur themelet e një shteti juridik ku duhet te sundoj shteti i së drejtës
Me ketë ligj të amnistise Maqedonia( veriore ) shkon ne nje amnezion te radhes… edhe kesaj radhe ne kuriz te shqiptareve dhe gjakut te shqiptarit Ziadin Sela .

Loading...