Anxhelina Hadërgjonaj me fustan elegant mbush veturën me karburant

Shpërndaje

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon për fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Anxhelina ka publikuar një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të bardhë dhe elegant.

I çuditshëm është fakti se me këtë veshje ajo shfaqej duke mbushur veturën e saj me karburant në një pikë karburanti.

Duket se ajo ka ndaluar vetëm për të bërë këtë fotografi interesante, ndërsa rrëmben vëmendjen e fansave me linjat atraktive.

“Qëndro klasike”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Hadërgjonaj pritet të sjellë së shpejti një këngë të re në gjuhën angleze, me të cilën synon tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Loading...