Arsyetohet Molliqaj, ja çka thotë për mesazhet telefonike: Na kërkuan ta votojmë buxhetin, ne kërkuam kushte

Shpërndaje

Dardan Molliqaj i Partisë Socialdemokrate ka komentuar mesazhet telefonike që ka shkëmbyer me Pal Lekajn dhe Billall Sherifin para se të votohej buxheti.

“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

“Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara”.

“Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”.

Loading...