ASH: A po tenton ta heshtë ndërgjegjien shqiptare Kryeparlamentari Talat Xhaferi?!

Shpërndaje

Edhe sot u zhvillua seanca deputetët pyesin Qeverinë.

Por, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po vazhdon sikur herave tjera duke i pamundësuar deputetëve shqiptarë të opozitës tē parashtrojnë pyetje, duke i venduar në liste të pritjes gjithmone të fundit, theksojnë nga ASH.

Sipas kësaj partie, dëshmi për këtë ishte edhe paraqitja e sotme e Syrija Rashidit i cili në pamundesi të parashtrojë pyetje deputetësh e perdori të drejtën e tij në formë procedurale. “Rregullorja e Kuvendit është e tillë që ka para që tju jepet deputetëve të opozitës nje mundësi me e madhe në raport me ato të pozitës, megjithatë Xhaferi Opozitë e konsideron vetëm VMRO-DPMNE por jo edhe Aleancën për Shqiptarët. Duhet përkujtuar Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin i cili e njeh mirë rregulloren e Kuvendit por e interpreyon sipas shijes së tij politike, duke pamundësuar deputet e opozitës shqiptare të parashtrojne pyetje, ose duke i futur ne fund të listës dhe duke mos e kapur afatin e duhur per te bërë pyetje. Neni 40 i rregullores së Kuvendit alinea 2 thotë: renditjen e deputetëtëve për të parashtruar pyetje e vërteton Kryetari i Kuvendit të RM në marrëveshje me koordinatorët e grupeve parlamentare ne atë mënyrë që të sigurohet raporti dy me një në interes të grupit parlamentar të opozitës dhe të DEPUTËTËVE NË OPOZITË QË NUK JANË TË ORGANIZUAR NË GRUP PARLAMENTAR. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u bë kryetar falë dy votave vendimtare të ASH edhe ate të Ziadin Selës dhe Syrija Rashidit, në mënyrë “tinzare” po pamundëson deputët shqiptar të opozitës në rastin në fjalë Syrija Rashidin. Kuptohet se kjo tendencë ēshtë e qëllimshme sepse Kryeparlamentarit Xhaferit i dhimbset Qeveria LSDM -BDI , Kryeministri dhe ministrat e BDI të cilët mund të vihen në siklt nga pyetjet e deputetit shqiptar të opozitës, të cilat shpeshherë kanë të bëjnē me rastet e montuara politike gjyqesore ndaj shqiptarëve të pafajshëm qe aktualisht vuajnë burg, pyetjet e opozitës shqiptare sigurisht qe do të benin edhe për amnistinë e te akuzuarve per rastin e 27 prillit si dhe shume ceshtje tjera qe i preokupojne shqiptaret po edhe qytetaret e RM në përgjithësi!”, theksojnë nga ASH.

Loading...