ASH-Çair: BDI premtoi shumë në Komunën e Çairit, por asgjë nuk realizoi (Video)

Shpërndaje

Të nderuara media, të nderuar gazetarë, qytetarë të Komunës së Çairit këto ditë u bë një vit nga mandati i katërt i BDI-së në udhëheqjen e Komunës Çairit, kaloi një vit e tepër nga Kontrata e famshme e kryetarit aktual, të cilën lirisht mund ta quajmë të skaduar.

T`i kujtojmë qytetarët se BDI kishte një kontratë apo një strategji për zhvillim të komunës e që ndodhi të bëhet strategji e shkatërrimit të saj. U premtua shumë, por asgjë nuk u realizua. U tregua paaftësia e tyre në ndryshimin e emrave të shkollave fillore, ishin vetëm dy që edhe sot e kësaj dite nuk arrijnë të bëjnë këtë ndryshim edhe pse ministri i arsimit është kuadër i BDI-së, po ashtu edhe kryetari i komunës dhe pothuajse të gjitha drejtoritë në Ministri udhëhiqen nga kuadro të BDI-së.

,,Rajko Zhinzifov” nuk u bë ,,Ismail Qemali” dhe ,,Nikola Vapcarov” nuk u bë ,,Imri Elezi”. Më tej vazhdon mungesa e sallave sportive në shkollat fillore “Kongresi i Manastirit” tashmë 10 vite dhe ,,Jashar BeJ Shkupi” që nga themelimi i saj. Mungojnë e kushtet elementare, siç janë pastërtia, mirëmbajtja e nyejve sanitare në të gjitha shkollat e komunës, vazhdon punësimi mbi baza partiake pa patur kualifikimin adekuat. Ndodh menaxhimi kriminal partiak me hapësirat e shkollave në komunë ku në oborret hasim lavazhe për automjete, për tepihë dhe parkingje. Edhe sivjet vazhdon avazi i vjetër i mungesës së ngrohjes, për shkak të keqpërdorimeve financiare, gjë që solli ndërprerjen e procesit-edukativo-arsimor në disa shkolla para ca ditëve.

Është premtuar efikasitet energjetik, rikonstruim i fasadave, gjë që nuk ndodhi, u premtuan rrugica për kalim të sigurt të fëmijëve, fusha të lojërave me rekuizita, meremetim i rrethojave e të tjera premtime që u avulluan. Çerdhja e premtuar në lagjen Seravë ka mbetur vetëm në letër. Premtimi tjeter i cili nuk u realizua eshte leximorja në shkollën e mesme ,,Cvetan Dimov”, Vazhdoi kaosi në legalizim, nuk ndalen ndërtimet pa leje dhe jashtë planeve të detajuara urbanistike, ndodh uzurpimi i pronës publike në vazhdimësi, mungojnë hapësirat e gjelbra dhe gjendja e rrugëve eshte katastrofale nga shkaku i mosmirëmbajtjes së tyre. U premtuan garazhe ne kate ku edhe në “kontratën e famshme’’ ishin planifikuar rreth 1 miliard e 100 milion denarë.

Poashtu vazhdon puna e parkingjeve ilegale të cilat mbahen për përfitime personale në dëm të qytetarëve. Investimet kapitale në lagjen Serava – në vendin ku ndodhej higjiena komunale dhe blloku urban i cekur në Teneqe mëhallë mbeti në harresë apo nuk po mund të merren vesh se kujt sa hise i takon. Ndërsa sa i përket rekonstruimit dhe restaurimit të dyqaneve ekzistuese edhe pas tre mandateve e 13 muaj akoma nuk kemi asnjë iniciativë. Ku ngeli premtimi për ndërtimin e klinikës për fëmijë në lagjen e Gazibabës, mbeti i parealizuar dhe madje as që u nis ndërtimi i qendrës rinore në lagjen Serava, qendrat në kuadër të shkollave ekzistuese dhe në fund rezultati i realizimit është i barabartë me ZERO Në të ashtuquajturën kontratë në pjesën e strategjisë për zhvillim që ne e quajmë strategji e shkatërrimit të Komunës potencohet se objektet e banimit në lagjen Mavrovasja, në Bulevardin Cvetan Dimov, në Lagjen Dyqanxhik, Saat Kullë, Xhon Kenedi, në ndërtesat e Çairit të vjetër dhe në Lagjen Fushë Topanë do të instalohet efikasiteti energjetik, ne pyesim Ku ngeli ky premtim apo akoma ndodhet në sirtarët e komunës ose vetëm në doracakun e Kontratës. Njashtu u premtua pishinë e hapur sportive, renovimi i sallës “Partizani” e të tjera premtime boshe.

Potencojmë se ishin premtuar rrethrrotullime (pesë të tilla), por as ato nuk bënë, parqet po mbulohen më tutje me beton dhe hortikultura e përmendur mbeti me 20 metra katror, në cep të komunës. Qytetarët duan të dinë se sa është realizuar buxheti i përgjithshëm prej 4.026.083.582.70 denarë i cili qëndron i shënuar në kontratë. Ndërsa për fund pyesim për aspektin e SIGURIMIT, vallë për se? Në komunën tonë vazhdon përqindja e lartë e vjedhjeve nëpër shtëpi, na brengos ky fenomen dhe ai i thyerjes së veturave, pa patur asnjë rezultat në hetime. Dhe për fund duam t`u njoftojme se në 16 seancat e mbajtura në këshillin e komunës kryetari nuk e pa të arsyeshme të merr pjesë në asnjërën prej tyre.

Loading...