‘Blindohet’ UT-ja nga policët, frikë nga studentët! (Video)

Shpërndaje

Ka përfunduar protesta e studentëve, të cilët sot e përfunduan marshin protestues para objektit të Universitetit të Tetovës. Ata kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe sot me fillim në ora 12.30 nga Sheshi “Ilira” – Tetovë, studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës të organizuar nën grupin me emër “Studentët e Revoltuar”, kanë protestuar sot në Tetovë për kërkim e të drejtave të tyre elementare.

Nën thirrjet “poshtë korrupsioni”, “poshtë parititë politike, ne jemi studentë”, “Profesor sa e shet notën”…. ata kanë zhvilluar protestën e sotme pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Protesta në një moment është penguar nga ana e policisë duke krijuar një kordon policor para institucionit.

Por nga ana tjetër protestuesit thonë se nuk u tremben këtyre presioneve dhe se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Siç shihet edhe në video forcat policore kanë bllokuar hyrjen e UT-së dhe kanë ndaluar studentët që të hyjnë brenda.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim.

Loading...