Bllokohen babë e bijë kosovarë në majën e Arktikut, temperatura -40˚ celsius

Shpërndaje

Babë e vajzë, të dy alpinistë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar prej nëntë ditësh në një tendë, ku temperaturat janë -40 gradë. Arianit dhe Mrika Nikqi, janë shqiptarët e parë nga Kosova që arritën të ngjiten në majën më të lartë në Mount Vinson.

Ekspeditën e tyre e filluan gati qe tri javë, drejt majës më të lartë të kontinentit të akullt. Saktësisht, me datën 16 dhjetor arritën në majën më të lartë në Mount Vinson dhe me datën 17 dhjetor pas ecjeve të gjata arritën në kampin bazë.

“Mrika dhe babai i saj Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb me dt.16.12.2018 , së bashku me ekipen e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem arriten në kampin bazë me dt.17.12.2018. Edhe pse në Kampin Bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacier. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në Kamp, dhe është dita e 16-të e tyre duke rezistuar dhe duke u përballur me natyrën e këtij kontinenti, përkundër limiteve që dita e 10 – 11 do të duhej të ishte në Union Glacier. Ky është Anatrktiku i paparashikueshëm, dhe Mrika e Niti së bashku më ekipen po sfidohen duke përjetuar eksperiencën që vetëm ata do të dijnë të na e përshkruajnë.”

Mirëpo, nuk iu doli siç e kanë planifikuar. Ata kanë menduar të qëndrojnë aty vetëm për një ose dy ditë, por moti i keq ua pamundësojë lëvizjen nga ky kamp./21Media

Loading...