Bujar Osmani paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për Euro-integrimeve, Bujar Osmani e ka vlerësuar sitë suksesshëm dhe historik vitin 2018 në planin e integrimeve euro atlantike. Ai tha se sukses është shënuar në dy trajektore. Në të parën Osmani numëroi marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe miratimin e ligjit të gjuhëve i cili paralajmëroi se do të shpallet në gazetën zyrtare gjatë muajit janar, bashkë me Marrëveshjen e Prespës.

“Fillimisht sa i takon ligjit të gjuhës, thash është një prej tre çështjeve politike të cilët I kemi mbyllur këtë vit dhe kjo e bën vitin historik për vendin dhe veçanërisht për procesin integrues, qoftë atë të brendshëm apo integrimin e jashtëm. Ato tre çështje politike të cilat i kishim projektuar në fillim të këtij viti dhe arritëm t’i rrumbullaksojmë ishin Marrëveshja e Prespës, rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit përkatësisht ligji i gjuhës dhe marrëveshja me Bullgarinë. Marrëveshja e Prespës është në përfundim e sipër, e dini se më 9 janar është seanca plenare që besoj se brenda ditës ose brenda ditëve do të rrumbullaksohet dhe ligji i gjuhës presim që menjëherë pas të zyrtarizohet në gazetën zyrtare me çka fillon edhe procesi më i vështirë i implementimit të këtij ligji në praktikë”

Në trajektoren e dytë, Osmani tha se janë reformat ku potencoi se nga plani 18 janë realizuar 66% e reformave të planifikuara. Ai tha se gjatë periudhës në vazhdim do të implementohen edhe reforma të tjera për të përmbyllur këtë kapitull para përpilimit të raportit të KE-së për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani paralajmëroi se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, do të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar të cilat sipas tij vijnë me kërkesë të disa partive politike të cilat duan t’i ndërrojnë kuadrot e tyre.

“Ka qenë një bindje do të thoja e të gjithëve që deri sa të rrumbullaksohen ndryshimet kushtetuese nuk duhet ta ngarkojmë procesin me tema tjera por gjithë energjinë politike ta fokusojmë në rrumbullaksimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat siç thash po shkojnë përtej. Ka disa kërkesa prej partive politike për të ndryshuar kuadrot e tyre, përfaqësuesit e tyre në Qeveri, nuk ka një ide për ndonjë rikonstruim më të madh, por më shumë kërkesa të partive politike, për shkak të ndryshimeve të kontesteve të tyre të brendshme me të cilat mendojnë që munden me kuadro tjerë të realizojnë programin e tyre partiak”

Ai këto komente i bëri në brifingun e fundvitit me gazetarë ku i pyetur nga këta të fundit komentoi edhe sjelljen e Ligjit për Amnisti i cili tha se ka ardhur si domosdoshmëri e proceseve të rëndësishme për vendin e që kërkojnë pajtim mes grupeve politike. Arben Zeqiri /SHENJA/

Loading...