Deklaratat e tre presidentëve amerikan, që mbrojtën e çliruan Kosovën

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikë vazhdojnë të përkrahin në mënyra të ndryshme shtet-ndërtimin e Kosovës.

Madje, miqësinë e tyre karshi Kosovës e dëshmuan shumë vite më parë.

Një nga presidentët më të përgatitur në historinë moderne amerikane, George HW Bush do të mbahet mend për të ashtuquajturin Paralajmërim të Krishtlindjes, me anë të të cilit i bëri të ditur diktatorit serb Sllobodan Millosheviq,në fund të dhjetorit 1992, se nëse e zbriste luftën poshtë në Kosovë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin ushtarakisht.

Paralajmërimi u përmbush pak më shumë se gjashtë vite më vonë nga pasardhësi i tij, Bill Clinton, kur SHBA ndërhyri në krye të NATO-s,duke ndëshkuar militarizmin serbo-jugosllav e duke çliruar Kosovën. Një ndërhyrje të cilën Bushi i Vjetër e mbështeti me gjithë zemër.

Në 2007, ai me djalin e tij President W Bush, ftuan në jahtin personal Vladimir Putinin, në një përpjekje të fundit për ta bindur që të mos bëhej pengesë për pavarësinë e Kosovës. Përpjekja dështoi, por është një arsye më shumë për shqiptarët që ta mbajnë mend me respekt këtë amerikan të madh.

Ishte i biri Presidenti W Bush që vizitoi Shqipërinë kur ishte president dhe pastaj përkrahu idenë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova dhe e bëri realitet duke bindur edhe shumicën e aleatëve perëndimorë që ta njihnin shtetin e ri.

Ai gjatë vizitës historike në Tiranë, kishte bërë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila konsiderohet si deklarata kur SHBA e njohën Pavarësinë e Kosovës.

“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur. Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”, kishte thënë Presidenti Bush.

Nga ana e ti, edhe ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua atë kohë se do të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës, kanë një simpati të veçantë ndaj tij,madje një shtatore është ngritur në kryeqytet si shenjë falënderimi rreth asaj çfarë ka bërë për Kosovën.

“Kosova gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Dhe jam shumë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, munda t’ju ndihmoj që të ndiqni një të ardhme të prosperitetit të lirisë dhe tolerancës”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë edhe sot të tregojnë përkrahje të pakusht ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës. Sigurisht, pa përkushtimin e tyre Kosova nuk do të ishte si sot! /Indeksonline/

Loading...