Deputetja e Kuvendit kërkon që Cecës mos ti lejohet hyrja në Kosovë

Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar për ardhjen e këngëtares nga Serbia, Ceca, në Mitrovicë të Veriut për të mbajtur koncert.Në një postim në Facebook , Musliu ka shkruar se ajo vjen vetëm për të promovuar urrejtje.

“Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca, por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re. Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ceca nuk po vjen të prezantoj art në Kosovë, por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoj bashkëshorti i saj”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu ardhjen e këngëtares e konsideron të papranueshme dhe të padrejtë, andaj ka bërë thirrje tek institucionet e vendit t’i ndalohet hyrja në Kosovës.“Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë, andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj të institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e kriminelit të hyjë në Kosovë”, ka përfunduar Musliu.

Loading...