Diplomon piloti i parë i FSK’së

Shpërndaje

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot i është shtuar piloti i parë më diplomë. Një ditë para se FSK të bëhët edhe zyrtarisht ushtria e Kosovës, nëntogeri Afrim Zabeli ka marrë diplomën e pilotit.

Naim Haziri që është koleg i pilotit të parë Afrim Zabeli, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ndjehet krenar me arritjet e Zabelit.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli.

Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.

E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës.

Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së.

Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme.

Urime Kosovë!

Loading...