‘Dridhet’ Serbia – Ky është armatimi që Gjermania ia dhuroj Ushtrisë së Kosovës

Shpërndaje

Pas shndërrimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në Park Kosovar-Gjerman Inovativ dhe Trajnues, KFOR-i Gjerman përmes Ministrisë së Financave i dhuron Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milionë euro.

Gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, përfaqësuesit e KFOR-it Gjerman në Kosovë theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes projekteve të ngjashme, siç është projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues, njofton Ministria e Financave.

Në anën tjetër, ministri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme me partner serioz siç është Qeveria Gjermane. Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi, shkruajnë mediat vendore transmeton Gazeta NewBorn.

Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejt.

Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e Kampit Fushor të KFOR-it Gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarak.

Loading...