E mahnitshme! Shqiptari “shok i ngushtë” me ariun, ja “dyluftimi” i pazakontë

Shpërndaje

Dashuria e njeriut për kafshën dhe anasjelltas është një marrëdhënie deri diku e pashpjegueshme.

Një video e dërguar për JOQ Albania nga Bulqiza është jo fort e zakontë.

Një ari, i vogël në moshë, ka për shok të ngushtë një djalosh. Kur djali hyn në kafazin ariut, gëzimi i këtij të fundit është i papërmbajtshëm.

“Kjo video nuk është bërë në një kopsht zoologjik, por në një ambient tjetër, ku djaloshi “sfidon ariun”.

Ariu ndodhet në një lokal, ku pronari e mban që klientët të bëjnë foto me të.

Ndërsa djali që po shihni është dashuruar me këtë kafshë dhe e trajton shumë mirë.”, shkruan personi që ka dërguar videon

Videoja mund të na ngazëllejë, sepse shfaq dashuri, por nuk e di nëse mund të themi të njëjtën gjë për kushtet ku mbahet ariu.

Ariu në Dibër on Vidnews.

Loading...