Edhe Sami Lushtaku ftohet nga Specialja

Shpërndaje

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”, ka shkruar Koci në Facebook.

Para Lushtakut u bë e ditur se të ftuarit e parë nga Specialja janë Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Dobruna edhe Nazif Mehmeti.

Loading...