Edi Rama paralajmëron ndryshime në qeveri

Shpërndaje

Fundi i vitit nuk do të jetë i qetë për socialistët.

Në prag të Krishtlindjeve, socialistët do të mbledhin sot kryesinë për të analizuar thellësisht punën e qeverisë në këtë vit të parë të mandatit të dytë qeverisës, duke konsideruar dhe protestën e studentëve që kryeministri e cilësoi një shuplakë, raporton oranews.

Po ashtu më 28 dhjetor, do të mblidhet dhe Asambleja e partisë ku shpesh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar ashpër drejtuesit e të gjitha niveleve për shkëputje nga problemet e njerëzve.

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të hënë (24 dhjetor) Kryesinë dhe më pas Asamblenë më datën 28 dhjetor.

Në këto mbledhje socialistët do të diskutojnë për qeverisjen e këtij 1 viti në mandatin e dytë si dhe për organizimin për sa i përket zgjedhjeve lokale që janë në horizont.

Kjo mbledhje vjen pas protestës 17 ditore të studentëve dhe do të jetë një mundësi për reflektim të politikave që kanë shkuar keq.

Nuk përjashtohen as ndryshimet në qeveri duke qenë se vetë kryeministri dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste janë shprehur se nga kjo situatë do të nxirren përgjegjësit.

Në mbledhjen e Asamblesë do të analizohet edhe puna e drejtuesve partiakë të niveleve më të ulëta, për të marrë një angazhim më të madh të grupit parlamentar dhe i funksionarëve të lartë të partisë, për të përballuar situata të ngjashme.

Në mbledhjet e shkuara, kryeministri Rama ka kritikuar ashpër drejtuesit e partisë për distancën që ata mbajnë me zgjedhësit, duke mos u shqetësuar për problemet e tyre, raporton oranews.

Loading...