Ekskluzive: Ja çka thotë vëllau për kërcënimin ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj!

Shpërndaje

Pas vendosjes së taksave 100 për qind për produktet serbe, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka marrë kërcënime të ndryshme. Shumica prej tyre nuk janë marrë seriozisht nga organet kosovare të sigurisë, por ka pasur edhe kërcënime me atentat, respektivisht kërcënime me jetë në adresë të kryeministrit, kanë njoftuar për Gazetën Lajm burime jozyrtare nga Prishtina.

Lidhur me këto informacione, Gazeta Lajm ka kontaktuar me Daut Haradinajn, deputet i AAK-së dhe vëlla i kryeministri Ramush Haradinaj. Ai thotë se nuk posedon informacione zyrtare për ndonjë kërcënim të tillë, por shton se edhe nëse kërcënohen “ata atë punë ekanë”.
“Zyrtarisht nuk ka informacione për kërcënime, por le të kërcënohen. Ata atë punë e kanë. Janë pallavra kërcënimet e tyre. Ne e bëjmë punën tonë”, ka deklaruar Daut Haradinaj për Gazetën Lajm.

Burimet tona nuk mund të konfirmojnë nëse prapa kërcënimeve (që i përmendin) ndaj kryeministrit Haradinaj qëndrojnë struktura shtetërore serbe, ose dikush tjetër. Sipas tyre, të mëdha janë gjasat që prapa këtyre kërcënimeve të qëndrojnë kompanitë e mëdha, që më së tepërmi kanë pësuar humbje financiare pas vendosjes së taksave.

Loading...