Ekskluzive: “Shpërthejnë”studentët shqiptarë në Maqedoni. Dalin kërkesat e tyre!!!

Shpërndaje

Në adresën elektronike të portalit albazone.info sa po ka ardhur një njoftim nga këshilli nismëtar i një grupi studentësh, të cilët siç shprehen ata: “Sot më datën 13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave
Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara.

Në vazhdim ju sjelllim njoftimin e plotë të grupit të studentëve:

Njoftojmë opinionin studentor, arsimdashësh dhe atë publik,se ngjarjet e fundit nëpër të gjitha universitetet e Repubilkës së Shqipërisë,duke patur si kryeqendër Tiranën dhe me të cilët solidarizohemi pa asnjë rezervë, kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha qendrat Universitare Shqiptare – me probleme të natyrave afërsisht të njëjta. Prandaj, Ne, një grup studentësh sot më datën:13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave.

Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara në listën në vijim:
Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit,Udhëheqësisë së universiteteve dhe Pushtetit.
1.Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve, të tërhiqet. 2. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës 8 javore nga Universiteti (50 euro). 3. Subvencionimi i pagesës së ekskurzionit profesional ose largimi i saj si lëndë obligative. 4.Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj(50%). 5.Publikimi i statuti të universitetit dhe raportevlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universitetit. 6. Përmirësimi i kushteve elementare në laboratore dhe salla mësimore. 7. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave. 8. Revizion për marrjen e titujve akademik të çdo profesori në pozitë udhëheqësie. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore në Universitetet private dhe publike. 9. Departizimi i universitetit (heqja dorë e partive politike nga universitetet). 10. Cili është statusi i Parlamentit Studentor. A funksionon si organizatë e pavarur apo eshte nën ingerencat e universitetet. 11. Pagesat vjetore nga studentët për Unionin e Studentëve ,sa nga ato mjete brenda vitit u kthehen studentëve?! 12. Sjellje të barabartë nga ana e profesorëve për të gjithë studentët pavarësisht lidhjeve farefisnore (miqësore, familjare). 13. Largimin e profesorëve të dënuar me vendim gjykate për kryerje të ndonjë vepre penale. 14.Ndalimi I diskriminimit të femrave dhe kushtezimi I tyre me akte të paturpshme në këmbim note./albazone.info

Loading...